Spektakël pa fitues në Rrogozhinë

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Ka emocione dhe gola, por nuk ka fitues përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë, që mbylli javën e 31-të të kampionatit Abissnet Superiore. Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport përfundoi në barazim 2-2, me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë.

Në një orar të pazakontë në Rrogozhinë (për herë të parë luhej në orën 20:00) është zhvilluar një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Vendasit dominojnë pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh falë golit të shënuar nga Lushkja. Shkodranët mundohen të reagojnë në pjesën e dytë, luajnë më mirë dhe gjejnë golin e barazimit me Malën. Sfida ndizet në minutat e mbetura. Fernando kalon sërish në avantazh rrogozhinasit, por pak minuta më vonë shkodranët barazojnë me Grudën, që kthen në gol një penallti të fituar.

Mbyllet në barazim 2-2 një ndeshje e bukur dhe plot emocione mes Egnatias dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 55 pikëve dhe kryesojnë kampionatin edhe pas javës së 31-të, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë tashmë me 51 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme