Spiropali: Bashkëpunimi me qytetarët, çelësi për një Parlament më transparent

Politikë | 2 vite më parë

Në forumin Parlamenti për Qytetarët, “Forcimi i Demokracisë Pjesëmarrëse dhe Përgjegjshmërisë Parlamentare”, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit midis qytetarëve dhe institucioneve, duke e konsideruar demokracinë pjesëmarrëse si një element kyç për funksionimin e shtetit.

“Askush nuk mund ta qeverisë tjetrin, pa pasur konsensusin dhe bashkëpunimin e tij. Historia e demokracisë ka provuar se kjo nuk është vetëm një kërkesë pragmatiste, por një parim jetësor i funksionimit të sistemit demokratik”, theksoi kryetarja e Parlamentit.

Duke folur për integrimin europian, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt BE-së, me synimin për të përfunduar negociatat teknike deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin deri në vitin 2030. Në këtë kuadër, ajo e cilësoi legjislaturën e ardhshme si vendimtare për transformimin e Kuvendit në një parlament të një shteti anëtar të BE-së.

“Shqipëria ndodhet përpara portave të Bashkimit Evropian dhe është vendi kandidat që ecën më shpejt më vendosmërisht dhe qartësisht drejt familjes evropiane me ambicien që të mbyllur negociatat teknike brenda vitit 2027 dhe të bëhet anëtar me të drejta të plota në BE brenda 2030”, tha Spiropali.

Gjithashtu, gjatë forumit u prezantuan modelet e Bundestagut Gjerman dhe Parlamentit Skocez si praktika të suksesshme për forcimin e demokracisë.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, u nënvizua nevoja për një dialog të hapur mes kandidatëve dhe qytetarëve, si dhe për ndërtimin e mekanizmave të monitorimit për zbatimin e rekomandimeve të Paneleve Qytetare.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme