Spiropali merr drejtimin e MEPJ: Objektivi strategjik, integrimi europian

Politikë | 1 vit më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori sot detyrën nga paraardhësi i saj, Igli Hasani, në një ceremoni të organizuar në ambientet e ministrisë.

Gjatë fjalës së prezantimit, Spiropali vlerësoi përvojën dhe ekspertizën e ish-ministrit Igli Hasani, i cili, sikurse ajo u shpreh, “do të jenë një vlerë e shtuar në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme”.

“Duke e nderuar të marr detyrën nga miku dhe kolegu Igli Hasani, përvoja dhe ekspertiza e të cilit do të jenë një vlerë e shtuar në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme,” tha Spiropali.

Ajo shprehu bindjen se, edhe me angazhimin e tij si Kryetar i Komisionit, së bashku me z. Hasani, do të çojnë përpara objektivin strategjik të shtetit shqiptar për Shqipërinë Europiane.

Nga ana e tij, Hasani shprehu besimin se “reformat dhe proceset që kemi nisur dhe çuar përpara me stafin e Ministrisë gjatë dy viteve të fundit do të vazhdojnë të jenë prioritet edhe nën drejtimin e ri”.

Në një postim në faqen e Facebook, ish-ministri Hasani u shpreh se “Finalizimi i ligjit të ri për Shërbimin e Jashtëm, tashmë i përfunduar e që së shpejti do të paraqitet në Kuvend; konsolidimi i strukturës së re të Ministrisë; përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve konsullore për qytetarët tanë jashtë vendit; zbatimi dhe forcimi i standardeve të emërimeve mbi bazën e meritës dhe profesionalizmit; rritja e përfaqësimit të grave në diplomaci; hapja dhe forcimi i përfaqësive të reja në vende strategjike; fuqizimi i pasaportës shqiptare; si edhe zbatimi i një qasjeje më të thjeshtuar dhe efektive në punën e MPJ-së”.

Duke sjellë në vëmendje disa prej prioriteteve, Hasani theksoi se po aq e rëndësishme është që udhëheqja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian të vazhdojë me një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe Kuvendit.

“Është bindja ime se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk është detyrë e një ministri, e një ekipi apo e një institucioni të vetëm – por një projekt kombëtar, i bazuar në transparencë, konsultim të gjerë dhe besueshmëri,” shtoi ai.

Në përfundim, Hasani i uroi Spiropalit suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme