Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që organizohet me nismën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, ku do të jenë të pranishëm politikanë e personalitete të rajonit, Evropës e më gjerë.
“Nesër, datë 2 qershor, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është e ftuar në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” organizuar me nismën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë politikanë e personalitete të rajonit, Europës e më gjerë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkaq në kuadër të këtij Forumi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një ceremoni shtetërore guvernatorin e Antigua dhe Barbudas Sir Rodney Williams i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përgjatë dy ditëve në vijim Prishtina do të mirëpresë edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




