Spiropali takim me presidentin austriak në Nju Jork: Miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona

Politikë | 1 vit më parë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se gjatë takimit u diskutua për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës, bëri të ditur Spiropali.

“Me Presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”, shprehet ajo

E pranishme në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Spiropali mori pjesë edhe në takimin e Nivelit të Lartë, të thirrur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri kanadez, Mark Carney për kthimin e fëmijëve të deportuar të Ukrainës në shtëpi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme