Spiropali takon Pellegrinin: Sllovakia, partnere e rëndësishëm e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur në një takim Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe vuri në dukje se ka ende mundësi të pashfrytëzuara për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik e tregtar dhe shtimin e investimeve sllovake në Shqipëri.
“Dy vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë në organizatat ndërkombëtare, NATO, OKB, OSBE etj., i cili do të vijojë në mbrojtje të sigurisë dhe të paqes”, theksoi Spiropali.
Kryeparlamentarja vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë për integrimin europian të vendit tonë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vuri në dukje objektivin kombëtar strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 si edhe mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027, dhe shprehu bindjen se Sllovakia do të vijojë të jetë një partner i rëndësishëm i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




