Spiropali me homologen britanike në Belfast: Ballkani dhe Evropa frymojnë bashkë për të ardhmen evropiane

Uncategorized | 1 vit më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit nga Sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper, në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Belfast, Irlandë e Veriut.

Takimi u zhvillua në ambientet historike të Kështjellës Hillsborough.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale,  Ministrja Spiropali shprehet:

“Në mjedisin solemn të Kështjellës Hillsborough, u mirëpritëm me ngrohtësi nga Sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit.”

Sipas saj, ky takim përçon vizionin e përbashkët për ta çuar më tej integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian, për të zbatuar me efikasitet Planin e Rritjes dhe për të hapur horizonte të reja zhvillimi ekonomik e fuqizimi për të rinjtë tanë.

“Një ditë ku Evropa e Ballkanit frymon bashkë, me shpresë dhe qëllim të përbashkët.” – cilëson ndër të tjera Ministrja Spiropali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme