Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Artan Pogoni

Sport | 3 muaj më parë

Një lajm i trishtë trondit botën e sportit në Shqipëri. Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, Artan Pogoni, pas një arresti kardiak gjate pushimeve në qytetin e Vlorës.

Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni ka qenë një nga emrat më të njohur të volejbollit në vend dhe është shpallur kampion si lojtar dhe trajner.

Me një formim të gjerë akademik, Doktor Shkencash dhe me katër diploma universitare, Artan Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të shkencave të sportit, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv, metodologjisë së stërvitjes dhe edukimit fizik.

Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte anëtar i Senatit Akademik të këtij institucioni.

Pogoni ishte opinionist i shquar në shumë studio televizive dhe shumë shpesh prezent në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. RTSH Sport i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme