Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet bllokadën e porteve iraniane

Botë | 7 muaj më parë

Kryeministri Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet bllokadën e porteve iraniane.

Ai thotë se përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar është e përqendruar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit sepse kështu ulen çmimet e energjisë sa më shpejt të jetë e mundur.

I pyetur nëse e mban personalisht Presidentin e SHBA-së Donald Trump përgjegjës për ndikimin në faturat e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Starmer nuk përgjigjet drejtpërdrejt. Ai thotë se “gjëja më e rëndësishme” që mund të bëjë është t’i bashkojë vendet për të bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe për hapjen e ngushticës.

Ai shton se është Irani ai që ka shkaktuar kufizimin e trafikut përmes Gjirit dhe thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk po përfshihet në luftë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme