Statistikat e Abissnet Superiore/ Vllaznia sulmi më i mirë, Elbasani mbrojtja më e fortë

Kampionati i Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, po ofron emocione të mëdha çdo javë. Gara për kreun e tabelës është shumë e ngushtë, me diferencë vetëm një pikë mes vendit të parë (Vllaznia dhe Egnatia –39 pikë) dhe të tretit (AF Elbasani –38 pikë).
Edhe gara në fund të tabelës është shumë interesante. Tirana, me formën e mirë të javëve të fundit, ka ngushtuar diferencën dhe është vetëm dy pikë larg Bylisit, që mban vendin e tetë. Mes tabelës, Vora është vetëm tre pikë larg Teutës, që mban vendin e pestë, duke treguar se çdo ndeshje është e rëndësishme.
Me fillimin e vitit 2026, skuadra me ecurinë më të mirë është Vllaznia, e cila ka arritur tre fitore radhazi dhe tani mban kreun e renditjes. Vllaznia ka shënuar më shumë gola, 28 në total, duke lënë pas Dinamo City dhe Egnatian, secila me nga 27 gola.
Në mbrojtje, AF Elbasani është skuadra që ka pësuar më pak gola, vetëm 14 deri tani. Si gjithmonë, rivaliteti në “Abissnet Superiore” mbetet i fortë dhe çdo javë sjell spektakël dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




