Sulm me armë në Graz të Austrisë, mediat në Kosovë: Mes viktimave një nxënëse 15-vjeçare me origjinë nga Vitia

Europë | 1 vit më parë

Mes viktimave të masakrës së ndodhur sot në një shkollë në Graz të Austrisë, është një 15-vjeçare nga Vitia e Kosovës.

Mediat në Kosovë, raportojnë se 15-vjeçarja ishte nxënëse në një nga klasat ku ndodhi sulmi.

Mes viktimave është edhe autori i masakrës, një 21-vjeçar, ish nxënës i cili u gjet i vetëvrarë në një nga banjot e shkollës.

I riu dyshohet se hyri në dy klasa në shkollën e mesme austriake me dy armë, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se autori bleu njërën prej armëve, pak para sulmit.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle.

Të paktën dhjetë njerëz, përfshirë shtatë nxënës, janë vrarë në një sulm me armë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme