Sulme nga Rusia, Lituania dhe Letonia: Moska mund të vërë në provë unitetin e NATO-s

Europë | 4 muaj më parë

Presidenti i Lituanisë tha të mërkurën se sipas të dhënave nga inteligjenca e vendit të tij, Rusia po planifikon sulme të mundshme ndaj infrastrukturës kritike në shtetet baltike ose Poloni.

Presidenti Gitanas Nausėda tha se autoritetet po monitorojnë rrezikun e sulmeve që mund të dëmtojnë sistemet energjetike dhe të transportit të vendit, duke përfshirë objektet që mbështesin lidhjet e Lituanisë me rrjetin evropian të energjisë elektrike.

Ai theksoi se inteligjenca nuk identifikoi një vend ose kohë specifike për sulmet e mundshme, por shtoi se sulmet e mundshme mund të synonin infrastrukturen kritike.

Paralajmërimet e Lituanisë u mbështetën edhe nga presidenti i Letonisë Edgars Rinkēvičs i cili tha se Rusia nuk do të jetë në gjendje të bëjë përparim në Ukrainë ndaj mund të përgjigjet me provokime kundër krahut lindor të NATO-s. “Edhe pa një fitore të plotë ndaj Ukrainës, Rusia mund të testojë në mënyrë indirekte nenin 5 dhe mekanizmat e reagimit në nivel të NATO-s dhe Bashkimti Evropian”- tha Rinkēvičs..

I menjhershem ishte reagimi i Moskës, e cila hodhi poshtë pretendimet e dy vendeve baltike, duke u shprehur se paralajmerime te tilla janë një mjet për të justifikuar grumbullimin e forcave ushtarake të Aleancës në Baltik.

Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia, të gjitha të vendosura në krahun lindor të NATO-s, kanë forcuar sigurinë rreth infrastrukturës kryesore të transportit dhe energjisë në muajt e fundit në përgjigje të kërcënimive ruse.

Këto vende pretendojnë se kanë qenë prej kohësh objektiva të sulmeve hibride ruse, por sipas tyre kërcënimet janë intensifikuar që pas nisjes së pushtimit rus të  Ukrainës më 24 shkurt 2022.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme