Sulmet ruse mbi Kiev, Britania e Madhe dhe BE thërrasin diplomatët e lartë rusë

Botë | 1 vit më parë

Britania e Madhe thërret ambasadorin rus pas sulmeve të natës në Kiev. Lajmi u bë me dije nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, teksa i bëri thirrje Rusisë të ndalonte sulmet mbi Kiev.

 “Sulmet e Putinit mbrëmë vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe dëmtuan ndërtesa, përfshirë Këshillin Britanik dhe Delegacionin e BE-së në Kiev. Ne e kemi thirrur ambasadorin rus. Vrasjet dhe shkatërrimet duhet të ndalen.”, shkroi ai në X.

Nga ana e tij, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është vënë në kontakt me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në lidhje me sulmin e Rusisë që dëmtoi edhe ndërtesën ku ndodhet delegacioni i BE-së në Ukrainë. Rutte, duke folur në një takim të partive qeveritare gjermane në qytetin jugor të Wuerzburgut, tha se nuk mund të komentojë mbi thashethemet e fundit rreth spiunazhit rus në Evropë.

Po ashtu, edhe presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky ku i shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të ndihmuar në zhvillimin e çdo bisedimesh të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Rusisë. Erdogan garantoi gjithashtu se Turqia do të vijojë kontributin në sigurinë e Ukrainës pasi të arrihet paqja.

Sulmet ruse mbi Kiev u dënuan gjithashtu edhe nga Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme