Sulmi me armë në institucionet greke, analisti Guri zbulon detaje nga ngjarja dhe lëvizjet e autorit

Analisti Etmond Guri, në një lidhje “Skype” me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, dha detaje të reja nga sulmi i ndodhur një ditë më parë në Greqi, ku një 89-vjeçar plagosi me armë zjarri pesë punonjës të shtetit grek.
Sipas Gurit, ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe reagimin e institucioneve. Ai theksoi se autori kishte udhëtuar nga Patra drejt Athinës i armatosur me armë gjahu, duke arritur të hynte fillimisht në një zyrë të shërbimeve shoqërore, ku plagosi një punonjës.
Më pas, ai është larguar pa u ndaluar nga askush dhe ka vijuar drejt Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës Administrative, ku ka plagosur edhe katër persona të tjerë.
Guri theksoi se në këtë ngjarje reagimi i policisë greke ka qenë i vonuar. Sipas tij, në njoftimin e autorit thuhet se shkak për sulmin ishte pakënaqësia ndaj mosmarrjes së shërbimit nga Agjencia Kombëtare e Sigurimeve Shoqërore.
“Nga një anë promovohet shteti i së drejtës dhe papritur një qytetar udhëton nga Patra në Athinë me armë gjahu, hyn në një zyrë të shërbimeve shoqërore, sulmon një punonjës . Më pas largohet pa u ndaluar nga askush, shkon në Gjykatën e Shkallës së parë, Gjykata Administrative dhe plagos 4 të tjerë. Më pas largohet përsëri dhe askush se identifikoi. Pasi rikthehet në Patra, ndalohet nga Policia ku i gjendet arma e gjahut dhe një pistoletë me mulli.
Autori është ndaluar në flagrancë kryesisht në raste të tjera, por në këtë ngjarje policia greke është gjetur në pafajësi.
Në njoftimin e tij ai sqaronte se shkak ishte mosshërbimi nga Agjencia Kombëtare e Sigurimeve Shoqërore”, deklaroi Guri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




