Sulmi me dron- Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Mbrojtjes: Përgjegjësia e plotë i takon Rusisë

Botë | 5 muaj më parë

Presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes pas sulmit me dron rus pranë qytetit Galaçi. Në një deklaratë publike, kreu i shtetit rumun theksoi se ngjarja përbën një situatë të paprecedentë dhe kërkon një reagim të koordinuar në nivel ndërkombëtar.

“Natyra e paprecedentë e ngjarjes kërkon një përgjigje të vendosur, të koordinuar dhe të përshtatshme  në nivel kombëtar, aleat dhe ndërkombëtar”, deklaroi Dan.

Presidenti rumun fajësoi drejtpërdrejt Rusinë për incidentin, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të luftës në Ukrainë dhe mënyrës së operimit të forcave ruse pranë kufijve të NATO-s.

“Deklaroj me vendosmërinë më të madhe se përgjegjësia e plotë për këtë incident i takon Federatës Ruse. Ajo që ndodhi sot në Galaçi është pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ai.

Sipas presidentit, Moska po përdor sistemet e saj të armëve në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa dallim në afërsi të territorit të NATO-s, duke shpërfillur sistematikisht të drejtën ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë paqartësi në lidhje me autorin ose shkakun e këtij agresioni”, shtoi Dan.

Ai bëri të ditur se forcat e armatosura rumune kanë vepruar në përputhje me procedurat ushtarake, por autoritetet vendosën “të mos angazhohen me objektivin” gjatë incidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme