Sulmi në Nicë: Kryetari i Bashkisë thotë se goditja me thikë vdekjeprurëse tregon terrorizmin

Tre njerëz janë vrarë në një sulm me thikë në qytetin francez të Nicës, tha policia, të cilës i referohet BBC. Kryebashkiaku i qytetit Christian Estrosi tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
Policia tha se një gruaje i ishte prerë koka në sulm dhe zoti Estrosi foli për “islamofashizëm”. I dyshuari u ndalua menjëherë pas sulmit.
Prokurorët kombëtar të antiterrorit në Francë hapën një hetim vrasjeje.
Kryetari i bashkisë u tha gazetarëve se i dyshuari kishte “përsëritur pafundësisht “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) kur ai ishte në vendin e ngjarjes”.
Zoti Estrosi tha se një nga të vrarët ishte kujdestari në bazilikë.
Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit të Rivierës Franceze. Gérald Darmanin tha se po mblidhte një takim krize në ministrinë në Paris.
Një minutë heshtje u mbajt në Asamblenë Kombëtare, ku Kryeministri Jean Castex sapo kishte dhënë detaje të masave të bllokimit që do të hyjnë në fuqi të enjten në mbrëmje.
“Pa diskutim që kjo është një sfidë e re shumë serioze që po godet vendin tonë,” tha ai, duke apeluar për unitet dhe bashkim.
Nica ishte shënjestra e një prej sulmeve më vdekjeprurëse të Francës në vitet e fundit, kur një tunizian 31-vjeçar drejtoi një kamion në turma duke festuar Ditën e Bastijes në 14 korrik 2016, duke vrarë 86 njerëz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



