Super Viareggio Cup/ Vllaznia përballet me Genoan në finalen e superkupës më 4 dhjetor

Evente Sportive | 11 muaj më parë

Të enjten, më 4 dhjetor 2025, në orën 15:00, në stadiumin “Torquato Bresciani” të Viareggio-s në Itali, do të zhvillohet edicioni i parë i Super Viareggio Cup. Në këtë finale historike përballen skuadra fituese e Viareggio Cup U18 dhe fituesja e Eagle CUP, turne ndërkombëtar për të rinj, i frymëzuar nga i famshmi “Coppa Carnevale” dhe i cili, që nga viti 2025, zhvillohet çdo vit në Shqipëri nën kujdesin e Fondacionit Albitsol, në bashkëpunim me FSHF dhe Universitetin e Sportit.

Për superkupën e parë do të përballen të rinjtë e Genoa-s, fitues të finales së marsit 2025 të Viareggio Cup ndaj Fiorentinës, dhe të rinjtë e Vllaznisë, triumfues ndaj Veronës në finalen e edicionit të parë të Eagle CUP.

Ky eveniment shënon një moment historik jo vetëm për skuadrën U18 dhe klubin Vllaznia, por edhe për të gjithë sportdashësit shqiptarë. Turneu i Viareggio-s konsiderohet një nga eventet më të rëndësishme të futbollit për të rinj në Europë. Me mbi 70 vite histori, ai ka pritur klubet më prestigjioze të futbollit italian dhe europian dhe mbetet një prej platformave kryesore për zbulimin e talenteve të reja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme