Superkompiuteri ribën llogaritë pas ndeshjeve të para, Franca, Anglia dhe Argjentina favoritet e turneut

Pas xhiros së parë të takimeve në këtë Botëror, superkompiuteri i njërit prej instituteve më të mira të statistikave ka ribërë llogaritë duke dhënë edhe një herë përqindjet e mundësive të disa skuadrave për të ngritur lart trofeun në New Jersey.
Franca e Olise me shokë ka 15.40% të shanseve që të festojë me trofeun në finalen e madhe dhe të fitojë për herë të tretë trofeun.
Pas tyre renditen “Tre Luanët” e Harry Kane, të cilët kanë 12.26% të shanseve për të triumfuar në finalen e madhe dhe për t’i dhënë fund “mallkimit” 60 vjeçar.
Ekipi i tretë favorit për të fituar Kupën e Botës janë kampionët në fuqi. Argjentina ka 12.18% të shanseve për të mbrojtur titullin e fituar në Katar. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




