Superkupa e Spanjës/ Gil Manzano arbitron për të tretën herë

Hezus Gil Manzano do të jetë arbitri i finales së Superkupës së Spanjës. Arbitri do të arbitrojë për herë të tretë një takim të këtij niveli.
Ndërsa sa i përket precedentëve të “Klasikeve” për Manzanon e sotmja do të jetë hera e pestë që do të arbitrojë një duel mes Realit dhe Barcelonës.
Në të katër takimet ku Manzano ka arbitruar duelin mes Realit dhe Barçës kanë qenë madrilenët fitues dhe për këtë motiv caktimi i tij për këtë ndeshjen e sotme në Xhide ka shkaktuar mjaft polemika.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




