Superliga e Kosovës: Prishtina ndal “arratisjen” e Dritës

Kosova | 6 vite më parë

Prishtina dhe Drita nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e prapambetur, atë të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Një sfidë që nisi mirë për vendasit, që humbën një rast të pastër me Otto John, i cili u tregua i pasaktë para portës së Dritës.

Gjithsesi, goli i avantazhit për vendasit ka mbërritur pikërisht në minutën e 39-të. Besnik Krasniqi është treguar i saktë nga pika e 11-metërshit, 1-0. Por kur gjithçka po i drejtohej fundit, Drita ka arritur të gjejë golin e barazimit nga pika e 11-metërshit me autor, Gërbeshin. Pavarësisht barazimit, Drita mbetet në vendin e parë në klasifikim në kuotën e 41 pikëve, tri më shumë se skuadra e vendit të dytë, Ballkani. Prishtina mban vendin e tretë në kuotën e 32 pikëve.

PRISHTINA-DRITA 1-1

Golat: Krasniqi 39’(pen.)/Gërbeshi 84’(pen.)

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Drita

18

12

5

1

30

13

+17

41

2

Ballkani

18

12

2

4

43

25

+18

38

3

Prishtina

18

9

5

4

26

12

+14

32

4

Gjilani

18

8

5

5

18

16

+2

29

5

Feronikeli

18

5

8

5

22

16

+6

23

6

Arbëria

18

6

3

9

17

20

-3

21

7

Trepça’89

18

6

3

9

19

27

-8

21

8

Llapi

18

6

2

10

21

23

-2

20

9

Drenica Skënderaj

18

5

4

9

11

25

-14

19

10

Besa Pejë

18

1

3

14

13

43

-30

6

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme