Takimi i 2 qeverive në Romë-Meloni: Sot, ditë historike. Raporti me Shqipërinë përtej interesave reciproke

Aktualitet | 12 muaj më parë

Kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se dita e sotme është historike, ku qeveria e Italisë dhe ajo e Shqipërisë u mblodhën së bashku në Romë.

Ajo vuri në dukje se raportet midis dy vendeve janë mjaft të thella dhe shkojnë përtej interesave reciproke.

“Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe mund të quhet historike. Jo vetëm për faktin se qeveritë tona takohen në një format të këtijlloji por edhe për ata sapo ishit dëmshmitarë pqër sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe teknike dhe qeveritare, të cilat u nënshkruan. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë i kanë shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojnë përtej interesave reciproke”, tha Meloni.

Ndërkaq, më herët, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni kanë firmosur marrëveshjen dypalëshe mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.

Nëshkrimi i kësaj marrëveshje vjen pas takimit dypalësh të mbajtur në Romë në Villa Doria Pamphilj, mes kryeministrave Rama dhe Meloni.

Ndërkohë, para nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit e memorandumeve të mirëkuptimit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, pjesë e delegacionit shoqërues të Ramës, firmosi së bashku me homologun e tij italian Guido Crosetto marrëveshjen e re të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala së bashku me homologun Orazio Schillaci, nënshkruan marrëveshjen në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutit të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve.

Para konferencës së përbashkët, u zhvillua edhe ceremonia e shkëmbimit të marrëveshjeve mes ministrave të Italisë dhe Shqipërisë duke nisur mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme