Tall kundërshtarin për hundën, gjest i shëmtuar në ndeshjen e Europa League nga Edvardsen

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e Europa League mes Go Ahead Eagles dhe Shtutgart ditën e enjte. Victor Edvardsen, sulmuesi i ekipit holandez, është tallur me Angelo Stiller të Shtutgart për formën e hundës së tij.
Një gjest bullizmi, që brenda pak sekondash shkaktoi një zënkë dhe që u zgjidh nga arbitri me ndëshkimin e të dy lojtarëve. Pas ndeshjes Edvardsen humbi rastin për të kërkuar ndjesë.

“E bëra, sepse doja t’i jepja pak energji skuadrës sonë. Nuk kam kërkuar falje dhe nuk e di, nëse do ta bëj. Nëse e shoh përsëri, mund ta bëj, por më tha shumë gjëra. Mund të kërkonte edhe ai ndjesë ndaj meje”, tha Edvardson. Klubi holandez reagoi menjëherë, duke e dënuar sjelljen e suedezit. Edvardsen u gjobit me 500 euro, që kalojnë për shërbimet sociale të klubit.
Vetëm një ditë më pas lojtari skandinav i kërkoi ndjesë Stiller: “Dua të kërkoj falje për sjelljen time. Mes nesh u thanë dhe u bënë gjëra që nuk kanë të bëjnë me një fushë futbolli. Pas ndeshjes shkova te dhoma e zhveshjes së Shtutgart për të kërkuar ndjesë. Duhet të jem një shembull dhe duhet të sillem mirë
Gjesti i sulmuesit nervozoi Wesley Sneijder, komentator i “Ziggo Sport”. Ai reagoi kështu ndaj gjestit dhe fjalëve të Edvardsen: “Duhet të kërkojë ndjesë menjëherë. E dimë çfarë sjell bullizmi, kemi parë shumë gjëra. Ata të Go Ahead Eagles duhet ta marrin prej veshi dhe ta çojnë te dhoma e Shtutgart”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



