Tani është zyrtare, Montero do stërvisë Balotellin

Pasi i dha fund kontratës me Juventusin, Paolo Montero është trajneri i ri i Al Ittifaq, një klub në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ish-trajneri i Juventus Next Gen do të rifillojë së bashku me Mario Balotellin, i cili mbërriti në Dubai disa javë më parë.
Marrëveshja është bërë e ditur nga Andrea Fulco, drejtor sportiv i klubit: “Një legjendë e vërtetë e futbollit që ka zgjedhur të përqafojë vizionin tonë. Përvoja e tij, mentaliteti i tij fitues dhe lidershipi i tij do të jenë vendimtare për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona në këtë kampionat. Ne besojmë në të. Dhe tani… le të fillojmë punën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




