Tanket izraelite hapin zjarr pranë qendrës së ndihmës në Gaza, 26 të vdekur

Botë | 1 vit më parë

Të paktën 26 persona janë vrarë pasi tanket izraelite hapën zjarr pranë një qendre ndihmash në Gaza, dhe 150 palestinezë janë plagosur gjithashtu, sipas spitalit të Kryqit të Kuq në Rafah.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se aktualisht nuk janë në dijeni të pasojave të shkaktuara nga të shtënat brenda vendit të shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe shton se çështja është në shqyrtim.

Izraeli vendosi një bllokadë totale në Gaza dhe rifilloi ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit më 18 mars, duke rrëzuar një armëpushim dymujor të ndërmjetësuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti.

Ndërkohë propozimi i fundit i armëpushimit ka ardhur nga SHBA dhe mbështetet nga Izraeli. Ndërsa detajet e plota nuk janë bërë publike, plani përfshin një pauzë 60-ditore në luftime, lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite, më shumë se 1,000 të burgosurve palestinezë dhe më shumë ndihma humanitare përmes OKB-së dhe agjencive të tjera.

Dje, Hamasi u përgjigj se donte një “armëpushim të përhershëm” dhe “tërheqje të plotë” të forcave izraelite nga Gaza. Grupi kërkoi po ashtu edhe garanci për ndihmë dhe tha se do të lironte 10 pengje të gjallë dhe 18 trupa në këmbim të “një numri të rënë dakord” të të burgosurve palestinezë.

Si SHBA ashtu edhe Izraeli kanë thënë se pozicioni i Hamasit ishte i papranueshëm.

Ish-i dërguari i Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i ka bërë thirrje Hamasit të pranojë propozimin si një hap drejt bisedimeve për një armëpushim të përhershëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme