Tare: Te Milani duhet të fitosh, Leao ka një potencial të jashtëzakonshëm

Futboll Bota | 6 muaj më parë

“Dita kur e mbylla marrëveshjen ishte një nga ditët më të mira të jetës sime. Për të qenë te Milani, duhet të rikthehesh te fitoret. Këtu, duhet të lësh gjurmën tënde.”

Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, i ftuar në “Giorgia’s Secret” të DAZN, i cili eksploron anën më njerëzore dhe autentike të yjeve të futbollit.

Duke folur për Rafael Leao, Tare shtoi se “ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, siç thotë Modric: ai as nuk e kupton.”

Së fundmi, për marrëdhënien e tij me Zlatan Ibrahimovic, “Ne jemi të dy ballkanas; ia themi njëri-tjetrit gjëra në fytyrë”, tha Tare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme