Taremi rikthehet në Itali, por përfundon tek skuadra U23 e Interit

Mehdi Taremi është rikthyer në Itali: sulmuesi iranian u pa përsëri në Appiano Gentile për disa teste fizike dhe do të rifillojë stërvitjen nesër, jo nën urdhrat e trajnerit Chivu, por të Vecchit, duke iu bashkuar përkohësisht skuadrës nën-23 vjeç të Interit.
Lojtari mbetet jashtë programit të ekipit të parë; ai është në merkato dhe në këto dy javë të fundit të tregut të transferimeve, do të kërkohet një zgjidhje që ende nuk është gjetur.
Pasi refuzoi Flamengon dhe Botafogon, me dëshirën e deklaruar për të qëndruar dhe luajtur në Evropë, Taremi mori vetëm kërkesa nga Turqia (Beshiktash) dhe Anglia (Leeds dhe Fulham), por asgjë nuk çoi në një negociatë zyrtare.
Në fillim të merkatos, Interi priste të merrte midis 8 dhe 10 milionë euro nga transferimi i tij, një vlerë që pritet të bjerë ndërsa koha po mbaron.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




