Tarifat e Trump, Ministrat e BE: Do kundërpërgjigjemi ashpër nëse është e nevojshme

Botë | 2 vite më parë

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord ditën e sotme për t’i dhënë përparësi negociatave me qëllimin për të hequr tarifat imponuar nga presidenti Donald Trump.

Blloku europian prej 27 vendeve po përballet me tarifat e importit prej 25% të çelikut, aluminit dhe atë të makinave si dhe tarifat “reciproke” prej 20% për pothuajse të gjitha mallrat e tjera.

Ministrat që mbikëqyrin tregtinë evropiane u takuan sot në Luksemburg për të debatuar mbi përgjigjen që duhet t’i kthejë Bashkimi Evropian si dhe për të diskutuar mbi marrëdhëniet me Kinën.

Shumë prej tyre thanë se përparësia ishte fillimi i negociatave dhe shmangia e një lufte të hapur tregtare.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përgjigjemi në një mënyrë që shmang përkallëzimin e raporteve. Tregjet e aksioneve tani tregojnë se çfarë do të ndodhë nëse përshkallëzojmë  menjëherë aksionin tonë. Por ne do të jemi të përgatitur të marrim masa kundër amerikanëve nëse është e nevojshme”, u shpreh ministri i Tregtisë holandeze Reinette Klever.

Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha një konference për shtyp në Bruksel se BE ishte e gatshme të negociojë një pakt tarifor “zero-për-zero” për mallrat industriale.

Bisedimet me Uashingtonin deri më tani kanë rezultuar të vështira. Komisioneri i Tregtisë së BE-së Maros Sefcovic e përshkroi bisedën e tij dy-orësh me homologët e ShBA-së të premten si mjaft të vështirë teksa iu bëri të ditur atyre se tarifat të “pajustifikuara”, transmeton Reuters.

Bashkimi Evropian ka të ngjarë të aprovojë këtë javë kundërmasat e para deri në 28 miliardë dollarë të importeve amerikane që variojnë nga fijet dentare për diamante, në përgjigje të tarifave të çelikut dhe aluminit të Trump.

Nga ana tjetër, Trump ka kërcënuar me një kundër-tarfië prej 200% në pijet alkoolike të BE-së, ku Franca dhe Italia, eksportuesit kryesorë të verës kanë shprehur shqetësimin e tyre në këtë drejtim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme