“Të diel të qetë” – Rama ndan pamje mahnitëse nga Lumi i Shalës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes me ndjekësit e tij në Facebook disa pamje mbresëlënëse nga Lumi i Shalës, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Lumi i Shalës, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar Rama, duke e shoqëruar urimin me fotografi që tregojnë bukurinë natyrore të zonës, ujin e kristaltë dhe peizazhet karakteristike malore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




