Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Aktualitet | 1 vit më parë

Të dielën, më 26 tetor, vendi ynë do të kalojë nga ora verore në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke u bërë 02:00. Kjo do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, ndërsa dita do të fillojë të errësohet më herët.

Ndryshimi i orës zbatohet çdo vit në fund të tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje për heqjen e kësaj praktike sezonale.

Propozimi i Komisionit Evropian për ta eliminuar ndryshimin e orës, i paraqitur në vitin 2019 dhe i mbështetur nga Parlamenti Evropian, nuk është miratuar ende nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme