“Të mësojmë traditat gjirokastrite”, vizitorët bëhen pjesë e gdhendjes së drurit

Druri dhe guri janë dy element karakteristik kryesorë të të gjithë strukturës ndërtimore të Gjirokastrës. Portrete dhe suvenirë të ndryshme po realizohen jo vetëm nga mjeshtrit e artizanatit të këtij qyteti por edhe vizitor të shumtë që vizitojnë këtë qytetet që është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Çdo ditë pranë punishtes së drugdhendësit Viktor Nurçe, vizitorët mësojnë më daltë të gdhendin diçka provizore por ka edhe prej atyre që zgjedhin të gdhendin emrat e familjarëve të tyre që nuk jetojnë më.
Gjirokastra nuk ofron vetëm larmishmëri të monumenteve kulturore dhe historike apo për natyrën që ofron por edhe për diçka tjetër. Çdo vizitor që vjen në Gjirokastër përcjell mesazhe për ta njohur, por edhe për të apeluar që ky qytet mos të jetë vetëm në agjendën e turistëve të huaj por edhe atyre Shqiptarë.
“Mendoj që duke qenë se shpesh herë ne jemi turistë në vende të huaj nuk duhet të harrojmë të jemi turistë në vendin tonë”, tha Zamir Brahimaj.
Nëse vite më parë Gjirokastra ka qenë pjesë e intenerareve të vizitorëve të huaj, këtë vit po zhvillohet turizmi tradicional. Shqiptarët nga vende të ndryshme të Shqipërisë po e bëjnë gjithnjë e më tepër Gjirokastrën pjesë të vizitave të tyre jo vetëm në fundjavë por përgjatë gjithë ditëve.
“Është hera e parë që vijnë shqiptarë dhe u ndjeva i lumtur dhe shpresoj që të vijnë gjithmonë më shumë në të ardhëm”, tha drugdhendësi Viktor Nurçe.
Çdo vizitor që viziton qytetin e gurtë largohet me eksperienca të ndryshme të marra në këtë qytet siç janë gur gdhendja , drugdhendja, qëndistaria dhe kulinaria e veçantë dhe e pasur e këtij vendi.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




