“Të rishikohet ligji për surrogacinë” – Koalicioni pro familjes kërkon konsultime me hartuesit

Sociale | 3 vite më parë

Projektligji për Shëndetin Ripodhues dhe Seksual kundërshohet hapur nga koalicionit shqiptar “Pro familjes dhe jetës”.

Sipas tyre ky projekligj nxit kriminalitetin përmes trafikimit të qenieve njerëzore dhe shpërbën familjet.

“Ky ligj e bën Shqipërinë një parajsë të vërtetë për surrogacinë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria nuk është gati për ligje të tilla. Unë do u bëja thirrje të gjithë ligjvënësve që të mos kopjojne ligjet e vendeve të tjera,” deklaroi Linda Pano, përfaqësuesja e koalicionit.

Ata dorëzuan të premten në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkesën për një seancë konsultimi mes hartuesve të projektligjit dhe përfaqësuesve të koalicionit.

“Do të donim që të kishim një dëgjesë publike mes specialistëve të Ministrisë së Shëndetshme dhe një grupi prej 50 personash specialistë në fusha të ndryshme, që duan të dëgjohet zëri i tyre dhe të shprehen në lidhje me ligjin për surrogacinë dhe abortin,” shtoi znj. Pano.

Aktivistët kanë paralajmëruar protesta nëse propozimet nuk do të konsiderohen.

“Do të ketë një protestë që ju s’e keni parë asnjëherë. Këtu do të mbizotërojë familja. Ne do të shkelim mbi të njohurën dhe atë që e njohim mirë, që është: mbështetja e familjes,” thotë aktivistja Dorina Mema.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme