Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari me 4 emra, policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku është vrarè me armë zjarri një 40-vjeçar i identifikuar si Ilir Lika.
Sipas informacioneve të para nga korrespodenti i RTSH-së, Elvis Hila të shtënat janë regjistruar në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit, ndërsa 40-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda gjatë transportit për në spital.
Menjëherë pas ngjarjes, kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë vendosur kordonin e sigurisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




