Të shtënat ndaj Gardës Kombëtare, SHBA ndalon të gjitha vendimet e kërkesave për azil

Botë | 11 muaj më parë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka ndaluar të gjitha vendimet për azil pas të shtënave ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington DC.

Drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA (USCIS), Joseph Edlow tha se pauza do të jetë në fuqi “derisa të sigurohemi që çdo i huaj të verifikohet dhe kontrollohet në shkallën maksimale të mundshme”.

Vendimi erdhi disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump u zotua të “ndalojë përgjithmonë migracionin” nga të gjitha “vendet e botës së tretë”.

Vendimet e imigracionit vijnë pas të shtënave të së mërkurës, të cilat lanë një ushtar të vdekur dhe një tjetër në gjendje kritike, dhe për të cilat zyrtarët kanë akuzuar një shtetas afgan.

Trump nuk përmendi se cilat vende mund të preken nga pauza e tij e migracionit, e cila mund të përballet me sfida ligjore. Njoftimet e fundit të presidentit amerikan përfaqësojnë një ashpërsim të mëtejshëm të qëndrimit të tij ndaj emigrantëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme