Tedi Papavrami sjell “24 kapriciot”, virtuozitet absolut në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit
Mbrëmja e 12 majit në Teatrin Kombëtar i Operës dhe Baletit u shndërrua në një ngjarje të rrallë artistike, ku publiku pati mundësinë të përjetojë një premierë absolute të një prej veprave më të vështira dhe më të bukura të repertorit botëror për violinë.
Në skenë u ngjit violinisti i njohur shqiptar Tedi Papavrami, i cili interpretoi të 24 kapriçiot për violinë solo të Niccolò Paganini, një cikël që konsiderohet si një gur themeli i virtuozitetit violinistik.
Papavrami solli një interpretim të plotë, ku çdo kapriço u shndërrua në një univers më vete. Kjo mbrëmje nuk ishte vetëm një koncert, por një përballje e drejtpërdrejtë me një nga kulmet e muzikës klasike, që rrallë interpretohet në tërësi në një skenë
kjo kryevepër vjen sërish mbrëmjen e 13 majit në orën 20:00, në të njëjtën skenë, duke ofruar një tjetër mundësi për të përjetuar magjinë e Paganini përmes mjeshtërisë së Papavramit.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




