Tenis/ Coco Gauff denoncon racizmin dhe kërcënimet me vdekje pas setit fotografik

Coco Gauff ka denoncuar për të disatën herë valën e abuzimit online dhe komenteve raciste që ka marrë pas publikimit të një seti fotografik për një brand mode. Kjo situatë e ka shtyrë tenisten amerikane të braktisë sërish platformën X.
Sportistja 22-vjeçare, që vjen pas finales së humbur të Miami kundër Arina Sabalenka, ka shprehur trishtim të thellë në lidhje me urrejtjen që ka parë ndaj look-ut të saj natyral. Gauff ka pohuar se tenisi profesionist po goditet nga një fenomen sistematik mesazhesh fyese dhe kërcënimesh me vdekje, që shkojnë deri te familjarët dhe miqtë e saj.
“U ktheva pas një muaji mungesë dhe menjëherë u kujtova pse nuk duhet të jem këtu”, – ka deklaruar fituesja e dy turneve Slam.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




