Tenis femra/ Mirra Andreeva fiton turneun Roland Garros

Mirra Andreeva është kampionia e re e Roland Garros për femra, falë fitores 2-0 (6-3, 6-2) në finale ndaj polakes Maja Chwalinska në një sfidë që zgjati 1 orë e 22 minuta lojë.
Rusja, e cila mbërriti në Paris e renditur e teta në WTA, fitoi titullin e saj të parë Grand Slam në të njëjtën fushë ku fitoi medaljen e argjendtë olimpike në vitin 2024. Duke filluar nga e hëna, ajo do të renditet gjithashtu e gjashta në botë.
Ndeshja -Barazimi u mbajt vetëm në gjysmën e parë të ndeshjes. Kur rezultati ishte 3-3, Andreeva u shkëput, duke fituar tre lojë (game) radhazi dhe duke e mbyllur setin me rezultatin 6-3. Chwalinska nuk mundi të rifitonte kontrollin në setin e dytë, ku ruses iu afrua shpejt një epërsie prej 5-0, përpara se t’i lëshonte dy game kundërshtares së saj dhe ta mbyllte setin me një epërsi prej 6-2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




