Tenis/ Sjellje antisportive, Daniil Medvedev gjobitet sërish për thyerjen e raketës

Sporte të tjera | 7 muaj më parë

I ka kushtuar shtrenjtë tenistit rus, Danil Medvedev, ai gjest i shëmtuar në ndeshjen kundër Matteo Berrettini, në Master 1000 të Montecarlo. Nga nervozizmi i humbjes, ai theu raketën, duke e përplasur në tokë.

Ish-numri 1 i botës, sot në vend të 10-të të renditjes, është gjobitur nga ATP me 6000 euro (7000 dollarë) për sjellje antisportive. Episodi ndodhi në fillim të setit të dytë, pasi Medvedev gjuajti një top në rrjetë. Tenisti rus filloi të përplaste raketën afër linjës së fundit, derisa e shkatërroi atë.

Pastaj Medvedev e hodhi raketën në një kosh, mes duartrokitjeve sarkastike të publikut. Në të kaluarën rusi ka marrë gjoba të tjera shumë të larta, 76.000 dhe 42.500 dollarë, për episode të ngjashme në Australian Open dhe US Open.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme