Tenistët e bllokuar në Dubai, mes tyre edhe kampioni Daniil Medvedev

Sporte të tjera | 8 muaj më parë

“Atp po ndjek nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mbetet në kontakt me tenistët, skuadrat e tyre dhe autoritetet lokale kompetente. Konfirmojmë se një numër i vogël lojtarësh dhe pjesëtarësh të skuadrave kanë mbetur në Dubai pas mbylljes së turneut ATP 500”.

Me këtë komunikatë Shoqata e Tenistëve profesionistë ka konfirmuar praninë e disa lojtarëve në Dubai, pa përmendur emra. Mes këtyre tenistëve është edhe Daniil Medvedev, fitues i turneut.

Kampioni rus, numri 11 në renditjen botërore, dje bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se ishte bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se nuk mund të shkonte në turneun Master 1000 të Indian Wells në SHBA.

“Po qëndrojnë, bashkë me skuadrat e tyre, në hotelet zyrtare të turneut, ku janë plotësuar të gjitha nevojat e tyre, – shkruhet në komunikatën e Atp-së. – Jemi në kontakt direkt me personat e përfshirë, organizatorët e turneut dhe konsulentët e sigurisë. Organizimi i udhëtimit mbetet përparësi dhe gjithçka vlerësohet duke u bazuar tek operacionet e kompanive ajrore dhe rekomandimet zyrtare”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme