Tentoi të grabiste një pikë transfertash parash në Shkozë me armë lodër, arrestohet 23-vjeçari

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat pasi dyshohet se tentoi të grabiste një subjekt për transferta parash në zonën e Shkozës në Tiranë, duke kërcënuar punonjësit me një armë lodër.

Sipas policisë, i riu hyri në ambientet e subjektit dhe nën kërcënimin e sendit që dyshohej si armë zjarri, tentoi të merrte një shumë parash.

Menjëherë pas ngjarjes është bërë e mundur neutralizimi dhe kapja e autorit K. Y., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e përdorur gjatë tentativës së grabitjes, i cili dyshohet se ishte armë zjarri plastike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme