Tentoi të kontrabandonte nga Kosova drejt Shqipërisë lëndë piroteknike për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të kontrabandonte drejt Shqipërisë lëndë piroteknike.
Policia bën me dije se 36-vjeçarit G.M., iu gjetën në automjet 11 kuti me 691 fishekzjarre, të cilat ky person synonte t’i kontrabandonte në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë. 36-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara”.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një 36-vjeçar që tentoi të kontrabandonte në Republikën e Shqipërisë, lëndë piroteknike, me qëllim shitjen në Tiranë. Sekuestrohen 11 kuti me 691 fishekzjarre.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M. Gjatë kontrollit të kryer në këtë automjet, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 11 kuti me 691 fishekzjarre, të cilat ky shtetas synonte t’i kontrabandonte në Republikën e Shqipërisë, dyshohet për t’i shitur në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 36 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



