Ter Stegen sfidon Barcelonën

Marc-André ter Stegen vazhdon t’i rezistojë presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për të marrë një deklaratë të paaftësisë së tij të përkohshme. Qëllimi i klubit është të lirojë pagë për të regjistruar portierët Joan García dhe Ëojciech Szczęsny, por gjermani nuk po e pranon. Sipas mjekëve që e operuan, mungesa e tij nuk do të kalojë tre muaj dhe është e sigurt se ai do të kthehet në fushë brenda këtij afati kohor. Prandaj, ai nuk dëshiron ta vonojë regjistrimin e tij deri në janar.
Ter Stegen nuk e vuri kurrë në dyshim qëndrueshmërinë e tij te Barça, siç e përsëriti në maj, madje edhe para dëmtimit. Klubi, i cili megjithatë bleu dy portierë, e dinte shumë mirë se gjermani nuk do të largohej nga skuadra, prandaj, sipas mendimit të tij, ata duhet të kishin gjetur zgjidhje të tjera për të zgjidhur vështirësitë e tyre financiare.
Barcelona ka kërcënuar se do të nisë procedura disiplinore nëse ai nuk nënshkruan dokumentin mjekësor, por Ter Stegen ende nuk është njoftuar për ndonjë veprim zyrtar. Portieri ndihet i mbështetur nga dhoma e zhveshjes, e cila nga ana tjetër duket e acaruar nga një presion i ngjashëm, siç ka ndodhur në të kaluarën me De Jong, Araujo dhe Raphinha. Ndërkohë, lojtari është i përqendruar vetëm në rikuperimin dhe luftën për një vend titullar, siç ka bërë gjithmonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



