Tërhiqet pas 18 sezonesh Russell Westbrook, mbreti i “triple double” në NBA

Russell Westbrook tërhiqet nga basketbolli i luajtur. Mbajtësi i rekordit të “triple doppie” (tre elementë dyshifrorë), 209 në karrierë, e ka njoftuar tërheqjen me një video në rrjetet sociale.
“Ndonjëherë as nuk e kupton se ke shkuar deri në fund”, – shkruan lojtari më i mirë i ligës amerikane në vitin 2017, që i shkoi afër titullit në pjesën e parë të karrierës. Ylli i Oklahoma City Thunder, bashkë me Kevin Durant dhe James Harden, shkoi në finalet, që u fituan më pas nga Miami Heat i LeBron James, Dwyane Wade dhe Chris Bosh.
Nëntë herë pjesë e All Star, Westbrook ka qenë për dy sezone pikëshënuesi më i mirë i NBA-së, si dhe tri herë asistuesi më i mirë. Westbrook e mbylli karrierën me fanellën e Sacramento Kings.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




