Testimi PISA në Shkodër- Janë trajnuar 80 mësues, do të marrin pjesë 3 gjimnaze

Sociale | 2 vite më parë

Zyra  vendore arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e vlerësimit ndërkombëtar PISA. Drejtorja Brisela Kadija tha se janë trajnuar 80 mësues dhe janë përzgjedhur 3 gjimnaze për të marrë pjesë.

“Kemi 3 institucione publike, gjimnaze, 3 gjimnaze private dhe 2 shkolla profesionale që pritet t’i nënshtrohen procesit. Janë trajnuar 80 mësues dhe pritet që këto mësues të vazhdojnë procesin e trajnimit edhe me mbi 600 nxënës”, u shpreh ajo.

Kadija tregoi se modeli PISA vijon të jetë busull orientuese çdo vit e më shumë në procesin e mësimdhënies

“Pisa ka një format standard vlerësimi dhe sistemi arsimor shqiptar drejt atij standardi po shkon”, theksoi ajo.

Shqipëria është pjese e këtij testi që nga viti 2000. Ndërsa vlerësimi I fundit ishte në vitin 2022 ky rezultatet ishin të dobëta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme