Teuta gjen portier në Francë

Abissnet Superiore | 4 muaj më parë

Teuta gjen portier në Francë. Me një postim në rrjetet sociale, klubi bregdetar ka zyrtarizuar Paul Bernardoni. Një portier me eksperiencë që ka luajtur me skuadra si Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne, ndërsa ka pasur gjithashtu eksperienca jashtë Francës me Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër.

Njoftimi i klubit:

Bienvenue, Paul Bernardoni!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin francez Paul Bernardoni.

Me një karrierë të ndërtuar në nivelet më të larta të futbollit francez, Bernardoni sjell në Durrës një eksperiencë të rëndësishme nga Ligue 1, Ligue 2 dhe arenat ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij, portieri francez ka mbrojtur portën e klubeve si Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne, ndërsa ka pasur gjithashtu eksperienca jashtë Francës me Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër.

Ish-portier i kombëtareve të moshave të Francës dhe pjesë e skuadrës franceze në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Bernardoni i bashkohet klubit tonë për të sjellë cilësi, eksperiencë dhe siguri në repartin e portës.

Mirë se erdhe në Durrës, Paul!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme