Teuta plotëson stafin teknik, Brahja dhe Babaj bashkohen me Tetovën në Durrës

Julian Brahja dhe Andri Babaj, dy bashkudhëtarë të Edlir Tetovës tek Egnatia, bashkohen me trajnerin në Durrës, pasi nga sot janë pjesë e stafit teknik të Teutës.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga sot, pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Julian Brahja, i cili i bashkohet Teutës pas eksperiencës së tij me KF Egnatia. Kujtojmë se Brahja ka qenë më parë pjesë e KF Teutës si futbollist në tre periudha të ndryshme: në sezonet 2003/2004, 2006/2007 dhe 2015.
KF Teuta i uron Julian Brahjës mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese në detyrën e tij të re si pjesë e stafit teknik”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga sot, Andri Babaj i bashkohet stafit teknik si përgatitës atletik i ekipit.
Andri vjen në Durrës pas eksperiencës së tij me KF Egnatia dhe do të sjellë profesionalizmin dhe eksperiencën e tij në shërbim të skuadrës.
I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri me fanellën blu!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




