Theu masën e sigurisë të ‘arrestit në shtëpi’, kapet në kufi 27-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçar i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

27-vjeçari akuzohet për veprat penale si “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “prishja e qetësisë publike” dhe “kanosja”.

“Policia Kufitare ka vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim dhe të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, në mënyrë të parregullt.

Në këtë kuadër, në PKK Morinë, u kap shtetasi L. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, rezultoi se ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme