“Tik-Tok”, shteti gjerman kërkon ta bllokojë, Federata e bën

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Aplikacioni kinez “Tik-Tok” është partneri më i fundit zyrtar i Federatës Gjermane të Futbollit. Marrëveshja kontraverse u bë publike ditën e djeshme nga përfaqësues të të dy eneteve dhe siç pritej ka hapur shumë debat.

Platforma kineze “Tik-Tok” është kthyer në çështje për disa prej qeverive perëndimore pasi sipas tyre nëpërmjet këtij rrjeti social qeveria kineze grumbullon të dhëna të rëndësishme.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën miratoi me votim zanor një projektligj për të ndaluar punonjësit federalë të përdorin aplikacionin e videove të shkurtra në pronësi kineze “Tik-Tok” në pajisjet në pronësi të qeverisë.

Në Gjermani, ku numëroren rreth 19 milionë përdorues të “Tik-Tok”, zyrtarë të lartë të partisë CDU dhe zyrtarë të Bundestag-ut kanë bërë me dije se nëse kjo platformë nuk do të operojë sipas disa rregullave strikte atëherë duhet mbyllur.

Sa i përket bashkëpunimit më Federatën Gjermane të Futbollit ende nuk janë bërë publike shifrat e këtij operacioni. Në këtë platformë videot e lidhura me DFB-në janë shikuar 162 milionë herë ndërsa videoja më e klikuar është parë plot 17 milionë herë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme