Tirana, fitore dramatike në Kupë

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Kupa e Shqipërisë në volejboll, kjo në fazën e grupeve, ka rikthyer sportin e rrjetës për vitin 2025 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Tirana dhe Skënderbeu kanë prodhuar një sfidë sa interesante, aq dhe emocionuese, e cila pas rreth dy orë e 13 minutash është zgjidhur në set final në favor të bardhebluve të Arben Sakos. Tirana ka fituar setin e parë 25-22. Kundërpërgjigjet Skënderbeu 18-25.

Edhe një herë tjetër Tirana në setin e tretë 25-21. Madje në setin e katërt ishte në avantazh 24-23, por gabohet në pritjen e topit të parë dhe në sulm dhe Skënderbeu përfiton, që fiton setin e katërt 24-26. Kërkohet seti i pestë për të përcaktuar fituesin, që në fund i ka buzëqeshur Tiranës, 15-11.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Vllaznia ka fituar 3-0 me Elbasanin dhe tanimë Tirana e Skënderbeu kryesojnë me 11 pikë, kurse Vllaznia ka 8 pikë e sfidat e fundit Skënderbeu – Vllaznia dhe Elbasani – Tirana thjeshtë do të jenë për kalendar, sepse tanimë nga grupi B dihen skuadrat finaliste, sikurse Partizani e Studenti nga grupi A në volejbollin e meshkujve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme