Tiranë/ Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”,  nën hetim dy persona

Aktualitet | 6 muaj më parë

Dy raste të ushtrimit të këmbimit valutor pa licencë janë goditur në Tiranë, ndërsa dy persona janë vënë nën hetim.

Gjatë kontrolleve në terren, në zonën e njohur si “Dollari”, u konstatuan dy persona të ushtronin aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor në rrugë, duke përdorur shuma të konsiderueshme parash me burim të dyshimtë.

Si rezultat i ndërhyrjes, janë proceduar penalisht S. E. dhe K. F., ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për “ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 120 euro, 13 200 dollarë kanadezë dhe 470 000 lekë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet dhe verifikimet në kuadër të këtij plani vijojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme