Tiranë- Morën peng për disa orë 27-vjeçarin për t’i marrë para, arrestohen dy shtetase

Shkon në katër numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit të nisur tre ditë më parë të koduar “Kufizimi”.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy shtetase, përkatësisht M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe., pasi bashkëpunuan me dy të arrestuarit e tjerë dhe të shpallurin në kërkim, për t’i marrë para 27-vjeçarit duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe duke e dhunuar atë fizikisht brenda një apartamenti. Blutë e Tiranë po punojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.
Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
Punohet për kapjen e shtetasit K. N”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




